Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southgatet do t’i ulet përkohësisht paga për 30 për qind

Foto: Reuters

Seleksionuesi i Anglisë në futboll Gareth Southgate do të pranojë një ulje page prej 30 për qind, për të ndihmuar Federatën e Futbollit të Anglisë në krizën financiare të shkaktuar nga koronavirusi, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Southgate është një nga punëtorët më të paguar në federatë. Federata ka thënë se punëtorët që fitojnë 50 mijë funte apo më tepër në vit janë pajtuar për një ulje të përkohshme të rrogës prej 7.5 për qind, ndërsa ata në poste më të larta menaxhuese prej 15 për qind.

Shefi ekzekutiv i federatës Mark Bullingham ka thënë se janë kohë sfiduese dhe se nuk janë marrë lehtësisht këto vendime.