Nathan Jones është trajneri i ri i skuadrës së Southamptonit. Ekipi nga Premier League e ka prezantuar Jonesin të enjten. Tekniku uellsian ka firmosur kontratë deri në vitin 2026, ndërsa në këtë post e zëvendëson austriakun Raplh Hasenhuttl, i cili u shkarkua javën e shkuar.
Për Jonesin, kjo është hera e parë që do të punojë në elitën e futbollit të Anglisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrat e Championshipit. Së fundmi, Jones ka qenë trajner i Lutonit në kategorinë e dytë të Anglisë, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Stoke Cityn e Brightonin, po ashtu në Championship.
“Gjithmonë kam dashur të punoj në Premier League, ndërsa Southamptonin e njoh shumë mirë dhe jam shumë i emocionuar që do të jem në krye të këtij ekipi”, ka thënë Jones.
49-vjeçari në krye të Southamptonit do të debutojë këtë vikend, në ndeshjen në udhëtim ndaj Liverpoolit.