Ralph Hasenhuettl më nuk është trajner i Southamptonit. Skuadra nga Anglia, ka njoftuar të hënën se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin nga Austria për shkak të rezultateve të dobëta. Largimi i tij ka ardhur një ditë pas humbjes së Southamptonit në shtëpi 4:1 nga skuadra e Newcastle Unitedit.
Për Southamptonin, kjo ishte humbja e tetë këtë edicion në 14 ndeshje të luajtura, ku zë vendin e 18 në tabelë me 12 pikë të tubuara.
“Southamptoni mund të konfirmojë se ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit të parë, Ralph Hasenghuettl”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit. Ekipin deri në ardhjen e trajnerit të ri, do ta udhëheq Ruben Selles.