Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southamptoni prezanton Sekou Maran

Southamptoni e ka prezantuar të hënën mbrëma futbollistin francez, Sekou Mara.

Sulmuesi 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin që garon në Premier League të Anglisë.

Ai është transferuar nga skuadra elitare e Francës, Bordeaux, që në 34 ndeshje shënoi shtatë gola dhe asistoi dy herë.

Trajneri Ralph Hasenhuettl, pret gola nga sulmuesi i talentuar i Shpresave të Francës.

“Ai vjen këtu për të shënuar gola, gjë të cilën e ka dëshmuar në Ligue 1 të Francës. Tani ai duhet të punojë shumë dhe të tregojë se mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Premier League”, ka thënë Hasenhuettl për faqen zyrtare të klubit.

I lumtur që do të luaj në Premier League është shprehur edhe futbollisti 19-vjeçar.

“Jam i lumtur për transferimin te Southamptoni. Ky klub më ka dhënë një mundësi të mirë për të ecur tutje. Unë jam lojtar i ri dhe duhet të punoj. Southamptoni mendoj se është klub i mirë për mua. Me padurim pres të fitoj me këtë ekip dhe të shënoj gola”, ka thënë Mara.

Artikuj të ngjashëm