Trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl, po shpreson që sulmuesi Armando Broja të shënojë shumë gola këtë edicion.
Broja 20-vjeçar që është huazuar nga Chelsea para fillimit të këtij edicioni, ka shënuar pesë gola deri më tani për Southamptonin, prej tyre tre në Premier League.
Forma e mirë e Brojës e ka gëzuar trajnerin Hasenhuttl, i cili ka besim të madh në sulmuesin shqiptar.
“Mendoj se Broja po kalon nëpër një formë fantastike dhe në tri ndeshjet kampionale që ishte titullar, ai ka shënuar tre gola. Mendoj se është një përqindje e mirë dhe shpresoj që ai të vazhdojë me këtë ritëm dhe të shënoj edhe më shumë gola”, është shprehur trajneri i Southamptonit.
Broja deri më tani, ka regjistruar 13 paraqitje për Southamptonin në të gjitha garat.
-
Te Southamptoni shpresojnë që Broja të jetë gati për Tottenhamin
-
Broja është i fokusuar vetëm në formën aktuale
-
Southamptoni dëshiron ta transferojë Brojën
-
Broja pas golit të radhës në Premier League: Po e shijoj futbollin
-
Te Southamptoni presin që Broja t’i ndihmojë me gola deri në fund të edicionit