Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southamptoni e Brightoni në garë për Januzajn

Skuadrat nga Premier League, Southamptoni dhe Brightoni janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Adnan Januzaj.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Januzaj është joshur nga mundësia të kthehet për të luajtur në Angli, dhe për këtë arsye po e refuzon rinovimin e kontratës me Real Sociedadin.

Januzaj ka edhe një vit kontratë me Sociedadin dhe ekipet angleze po synojnë transferimin e tij gjatë kësaj vere për dhjetë milionë euro. 26-vjeçari është pjesë e Sociedadit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Manchester Unitedi kurse në Premier League ka bërë karrierë edhe te Sunderlandi.

Sezonin e fundit, Januzaj ka shënuar katër gola dhe ka bërë po aq asistime në 36 paraqitje për Sociedadin në të gjitha garat.