Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sot pesë ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll

Sot në xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohen pesë ndeshje

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku edhe do të luhet kryendeshja e kësaj jave, Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitore, ndryshe barazimi do ta bënte kampion skuadrën tjetër nga Gjilani, Dritën.

Takim interesant do të jetë edhe në kryeqytet, ku Prishtina do të luaj ndaj rivalit lokal Flamurtarit.

Trepça ’89 do të jetë mysafire e kampionit në fuqi Feronikelit, ndërsa Llapi do të luajë ndaj Ferizajit dhe Dukagjini ndaj Vushtrrisë.

Edhe Të dielën luhet xhiroja e fundit në Superligë Futboll Të dielën luhet xhiroja e fundit në Superligë

Të gjitha takimet do të zhvillohen nga ora 17:00.

Image

 

Image