Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sot mësohet fituesi i çmimit prestigjioz të futbollit

Topi i Arte

Të hënën do të dorëzohet çmimi më i rëndësishëm individual në botën e futbollit.

Në Paris, do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë” për lojtarin më të mirë të edicionit 2022/23 dhe nis në orën 20:45.

Favoriti më i madh për ta fituar këtë çmim, mbetet Lionel Messi që e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe u shpall kampion i Francës me Paris Sen-Zhermenin.

Messi e ka fituar këtë çmim shtatë herë dhe pritet të vendos rekord të ri për fitimin e “Topit të Artë”.

Dy kandidatët tjerë për këtë çmim janë edhe Erling Haaland që muaj u parë u zgjodh lojtari më i mirë i vitit nga UEFA dhe Kilian Mbappe. “Topin e Artë” vitin e kaluar e fitoi sulmuesi Karim Benzema.