Ndeshja derbi në mes Ballkanit dhe Prishtinës do të zhvillohet sot në Suharekë prej orës 15:00, në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani synon fitore për të barazuar me pikë kampionen në fuqi, Dritën, ndërsa Prishtina për ta mbajtur hapin për titull kampioni. Prishtina është e treta me 51 pikë, shtatë më pak se liderja Drita dhe katër më pak se Ballkani që mban vendin e dytë. Ndeshja interesante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli pret Llapin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo