Borna Sosa do të dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve në të ardhmen dhe në verë, mbrojtësi i Stuttgartit mund të ndërrojë ambient.
“Për mua, synimi është të kalojë te një klub që i ka këto ambicie gjithmonë. Nuk ka rëndësi se në cilin shtet është ajo skuadër”, ka thënë 25-vjeçari, ka shkruar të shtunën “Stuttgarter Zeitung”.
Kontrata e kroatit me Stuttgartin është e vlefshme deri në vitin 2025.
Sosa ishte në prag të kalimit te Bayer Leverkuseni në verë, por Stuttgarti e refuzoi ofertën.
Mbrojtësi i krahut të majtë në 17 ndeshjet e para të këtij edicioni në ligë e në Kupën e Gjermanisë ka dy gola të shënuar e nëntë asistime gjithsej.
Artikuj të ngjashëm