Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça e dëshiron mbrojtësin e Stuttgartit

Barcelona e ka zgjedhur mbrojtësin e krahut të majtë të Stuttgartit, Borna Sosa, si futbollist të cilin dëshiron ta ketë në skuadër, ka shkruar mediumi “Sport”.

Ekipi spanjoll dëshiron që 24-vjeçarin ta sjellë në skuadër dhe t’i bëjë konkurrencë Jordi Albas për sezonin tjetër.

Sosa ka kontratë deri në vitin 2025, por klauzola e lirimit të tij është 25 milionë euro. Kjo klauzolë lirimi aktivizohet menjëherë, në rast se Stuttgarti mbetet në Bundesligën e Gjermanisë.

Kroati Sosa në 25 ndeshje sivjet ka shënuar dy gola, ndërsa ka kontribuuar me tetë asistime.