Alex Song telefononte në shtëpi dhe u thoshte bashkëshortes Olivia, si dhe shokëve të tij se jeta në Kazan ishte e mirë dhe se ishte i lumtur.
Por ata nuk e dinin se Song po fliste nga një dhomë e errët në fushën stërvitore të klubit Rubin Kazan, pa të hyra dhe pa shpresë për të luajtur sërish futboll në Rusi. Shokët e tij të vetëm ishin llaptopi i tij dhe telefoni celular, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Telegraph.
"Nuk mund t'u thosha njerëzve për një kohë se nuk ishte mirë. Duhej të thosha se çdo gjë ishte në rregull, pasi nuk doja që t'i shqetësoja ata. Thjesht duhej të isha pozitiv dhe të mos bëja të tjerët të ndihen keq për mua po ashtu, veçanërisht bashkëshorten time dhe dy djemtë e mi që ishin në Londër", thotë Song.
Song, që kaloi gjashtë vjet tek Arsenali dhe pati dy periudha huazimi te West Hami, u transferua në Rusi në vitin 2016, kur i skadoi kontrata me Barcelonën.
Rubini e bindi duke i thënë se po ngrihet nën drejtimin e trajnerit Javi Garcia dhe me një grup të lojtarëve të rinj të shtrenjtë, përfshirë Yann M'Vilan...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”)