Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Solskjaeri në presion të rezultateve, pritet shkarkimi

Ole Gunnar Solskjaer mund të largohet nga Manchester Unitedi.

Rezultatet e dobëta në fillimin e edicionit dhe humbja në Ligën e Kampionëve ia kanë lëkundur karrigen trajnerit norvegjez, transmeton KOHA.

Sipas mediave në ishull, drejtuesit e klubit ia kanë dhënë edhe një mundësi trajnerit.

Në rast të disfatës edhe në ndeshjen ndaj Evertonit, trajneri mund të shkarkohet shkaku i rezultateve të dobëta.

Së fundi me klubin anglez është lidhur ish-trajneri i Tottenhamit, Maurico Pochettino.

Trajneri argjentinas është i papunë që prej largimit nga londinezët