Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Solskjaeri llogarit në Pogban

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë sa më gjatë në skuadër Paul Pogban.

Trajneri norvegjez beson se mesfushori francez do ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”, e cila i skadon në vitin 2022.

“Pogba është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë. Ai e njeh shumë mirë klubin dhe shpresoj të jetë sa më gjatë këtu”, u shpreh Solskjaer.

27-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe tri asistime.