Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Solskjaer konfirmon huazimin e Smallingut te Roma

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole-Gunnars Solskjaer ka konfirmuar se qendërmbrojtësi anglez Chris Smalling do të huazohet te Roma për edicionin e ri.

Solskjaer të premten për mediumet angleze ka shtuar se është vetëm çështje ditësh përpara se Smalling të zyrtarizohet te ekipi i Serie A. Për huazimin njëvjeçar, Roma do t'i paguajë Manchesterit tre milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Smalling 29-vjeçar, ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

"Kjo është një mundësi e mirë për Chrisin, pasi së bashku e kemi diskutuar. Për momentin kemi gjashtë qendërmbrojtës dhe Chrisit nuk kam mundur t'i premtoj se do të luaj rregullisht. Kështu që, aventura te Roma do të jetë e mirëseardhur për të", ka deklaruar Solskjaer, i cili ka shtuar se gjasat janë të mëdha që nga Manchester Unitedi gjatë këtyre ditëve të largohet edhe italiani Matteo Darmian.

Artikuj të ngjashëm