Pa gola ka përfunduar ndeshje në mes të Interit dhe Real Sociedadit. Me pikën e fituar të martën mbrëma, Sociedadi ka fituar grupin D të Ligës së Kampionëve.
Sociedadi në fazën nokaut është kualifikuar me 12 pikë nga gjashtë ndeshje, aq sa ka edhe Interi që mban vendin e dytë.
Për Interin në këtë ndeshje nga minuta ne 82-të u paraqit mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.