Izmir Smajlaj është kualifikuar për në garën finale të kategorisë së kërcimit së gjati për meshkuj, në Kampionatin Evropian të Atletikës që po mbahet në Berlin.
Ai u rendit i shtati në baterinë A të provave kualifikuese, pasi kërceu për një gjatësi prej 7 metrash e 71 centimetrash, duke siguruar kualifikimin për në finalet që do të zhvillohen më 8 gusht.
Atleti shqiptar është kampioni në fuqi i Evropës, por këtë herë e siguroi kualifikimin pas provës së parë të suksesshme, në të dytën dështoi, ndërsa e treta ishte më e dobët me 7.6 metra.