Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Smajlaj një “mbret” pa pallat

Mediat italiane sjellin një histori të pabesueshme, atë të kampionit shqiptar të atletikës, Izmir Smajlaj, i cili arriti majën e Europës vetëm disa muaj më parë, por në mënyrë ironike, nuk ka një ambient ku të stërvitet.

Medalja e arit në kërcim së gjati, në Europianin e Beogradit, mesa duket nuk ka shërbyer për asgjë, sepse Izmiri nuk ka asnjë mundësi për të rritur nivelin e tij sportiv.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pritja madhështore dhe pompoze në KOKSH, vetëm pak ditë pas suksesit të Beogradit, si përherë u harrua brenda pak javësh dhe kampioni shqiptar është detyruar të “emigrojë” në qytet-shtetin e San Marinos për t’u stërvitur.

Historia e tij ka tërhequr vëmendjen e medieve lokale që theksojnë se 24-vjeçari nuk ka asnjë mundësi të stërvitet në Shqipëri për garat e Anconas, Stambollit dhe Gjermanisë, e ndoshta edhe për ato të Kubës, transmeton Supersport.

“Është hera e tretë që vij në San Marino. Edhe një javë përpara europianit erdha këtu u stërvita dhe më pas arrita të fitoja medaljen e artë, duke vendosur edhe rekordin shqiptar me 8 metra e 8 centimetra”, shprehet Smajlaj për televizionin e San Marinos.

Në vitin 2018, kampioni nga Shkodra do të marrë pjesë në botërorin e sallave të mbyllura që do të zhvillohet në Birmingham, por në intervistën dhënë për mediet italiane, ai thekson se objektivi primar është suksesi në kampionatin europian të Berlinit, këtë herë në disiplinën e sallave të hapura.