Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllovenia më e fortë se në tetor, por me shumë respekt për Kosovën

 Përfaqësuesja e Sllovenisë në futboll të mërkurën në mbrëmje barazoi pa gola në ndeshjen miqësore kundër Azerbajxhanit. Për sllovenët ishte ndeshja e gjashtë rresht pa pranuar gol. Në këto gjashtë ndeshje, Përfaqësuesja e Sllovenisë mori katër fitore dhe barazoi dy herë.

Takimi i radhës për sllovenët do të jetë të dielën në stadiumin “Stozhice” në orën 20:45, kundër Përfaqësueses së Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Pavarësisht se Sllovenia e kryeson Grupin 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve me 10 pikë, sllovenët janë në kërkim për pikët që do të mund t’ua siguronin kalimin në një nivel më lart.

Paraqitja e së mërkurës e ka lënë të shqetësuar selektorin Matjazh Kek, që nuk u nda fare i kënaqur me lojën të cilën e zhvilluan lojtarët në fushën e blertë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve në ekip se do të duhet të kenë paraqitje më të mirë kundër Kosovës, përndryshe do të rrezikojnë të dalin të mundur nga ky ballafaqim.

“Ndeshja me Azerbajxhanin ishte pa dyshim e drejtë. E pamë se ku jemi. Ne duhet ta rrisim nivelin e lojës dhe të jemi më agresivë në duele kundër Kosovës, përndryshe do të jemi keq”, ka thënë Kek në konferencën për shtyp të enjten.

Edhe Selektori i Sllovenisë respekton Kosovën, kërkon ndihmën e tifozëve Futboll Selektori i Sllovenisë respekton Kosovën, kërkon ndihmën e tifozëve

Sllovenisë i mungoi rezultati, por në ndeshjet e tjera të nëntorit pretendohet të jetë më e fortë. Është rikthyer futbollisti i Atalantas, Josip Iliçiq, që të mërkurën e zhvilloi lojën e parë në këtë vit me Slloveninë. Janë ftuar Adam Gnezna Çerin dhe Kenan Bajriq, teksa u kthyen edhe Tim Matavzh, Miha Zajc dhe Nino Kouter, të cilët munguan për shkak të infeksionit me koronavirus ose me problemet e karantinës.

Kundër Kosovës do të mungojë Jaka Bijol, që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Përzgjedhësi Kek hasi në probleme kundër Azerbajxhanit, ekip i cili pati mbrojtje të ngjeshur. 59-vjeçari theksoi se skuadra është dashur të luante më e bashkuar, dhe jo me vëmendje të madhe te Iliçiqi.

“Josip Iliçiq nuk mund t’i zgjidhë ndeshjet i vetëm. Ai duhet të rrethohet nga shokët e skuadrës. Të luash vetëm me të nuk do të funksionojë”, thotë Kek, që mendon të luajë kundër Kosovës edhe me Jasmin Kurtiqin në mes.

Se duhet të jenë më të rrezikshëm para golit e ka pranuar edhe vetë futbollisti i Dinamo Kievit, Benjamin Verbiq, që sivjet në 14 ndeshje me ekipin e tij ka shënuar dy gola e një asistim.

Më 11 tetor Sllovenia fitoi 1:0 ndaj Kosovës në Prishtinë.

“Kosova është një kundërshtare shumë e vështirë. Në ndeshjen e parë nuk kemi pasur disa lojtarë të rëndësishëm të cilët tani janë kthyer. Do të analizojmë gjithçka së bashku dhe të përgatitemi mirë. Ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje në shtëpi dhe pastaj e kemi ‘finalen’ me Greqinë”, theksoi mesfushori 26-vjeçar Verbiq, që ka qenë i pakënaqur me minutazhën në fushë te skuadra e tij, por që mund të ndihmojë shumë në fazën e sulmit.

Kosova nuk mund ta arrijë kreun e tabelës. Do të luftojë me Moldavinë për të mbetur në Ligën C. Është në seri të dobët të rezultateve, derisa humbjen e fundit e pësoi nga Shqipëria në miqësore.

Edhe Selektori i Sllovenisë nuk është i befasuar nga sukseset e Kosovës Futboll Selektori i Sllovenisë nuk është i befasuar nga sukseset e Kosovës

Sllovenia udhëheq në grup me 10 pikë. Greqia është e dyta me 8 pikë. Kosova renditet e treta me dy pikë, kurse Moldavia ka një pikë.

Të dielën është edhe ndeshja Moldavia – Greqia. Ndërsa më 18 nëntor janë ndeshjet Greqia – Sllovenia, Kosova – Moldavia.