Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllovakët i vënë faj EHF-së për atë që ndodhi në Beograd

Ende nuk ka vendim të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) për turneun kualifikues të grupit të pestë për botërorin e hendbollisteve U-20 që mbahet në verë.

Turneu, që bëri bujë, nisi të premten në afërsi të Beogradit, ndërsa u luajt vetëm ndeshja ndërmjet Norvegjisë e Sllovakisë (32:23), shkruan Koha Ditore.

Atë ditë është dashur të luhej edhe takimi ndërmjet Serbisë e Kosovës, por shteti serb ndaloi zhvillimin e këtij takimi.

Serbia u përjashtua nga turneu, ndërsa më pas shteti serb mori vendim për të ndaluar edhe zhvillimin e ndeshjeve ndërmjet Kosovës e Norvegjisë dhe Kosovës e Sllovakisë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)