Mesfushori spanjoll Juan Mata ka gjasa të mëdha që edicionin tjetër të luaj në Serie A të Italisë, raporton “The Sun” të mërkurën.
Bëhet e ditur se skuadrat italiane si Juventusi, Interi dhe Roma kanë shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit.
Mata në fund të këtij edicioni do të mbetet futbollist i lirë pasi nuk do ta shfrytëzoj opsionin e rinovimit të kontratës së tij edhe për një vit me ekipin anglez për shkak të hapësirës së limituar që e ka pasur këtë sezon.
32-vjeçari te skuadrat italiane shihet si opsion i lirë dhe i mirë për repartin e mesfushës. Mata këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 12 paraqitje për Unitedin, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit 2014. Ai karrierë ka bërë edhe te Chelsea e Valencia.