Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra bullgare përjashtohet për kurdisje

Vereya është përjashtuar nga elita e futbollit të Bullgarisë pas paralajmërimeve të vazhdueshme nga UEFA rreth dyshimeve për kurdisje.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën Federata e Futbollit e Bullgarisë (BFU) në faqen e saj zyrtare, transmeton Koha Ditore.

BFU-ja ka thënë se ka marrë këtë hap pasi ka marrë paralajmërime tjera nga zyra e integritetit e UEFA-s në muajt e fundit, ndonëse gjobiti Vereyan me afro 2.500 euro për manipulim të mundshëm në shkurt.

Pronari i Vereyas, Galin Mihaylov ka thënë se klubi do të apelojë vendimin. Vereya aktualisht zë vendin e fundit në elitën bullgare. Stinorin e kaluar kishte përfunduar në vend të gjashtë.