Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

UEFA dënon klubin nga Azerbajxhani për kurdisje

Azerbajxhani

Turan Tovuz, skuadra nga Azerbajxhani, nuk do të luajë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Konferencës për shkak të kurdisjeve që kanë bërë lojtarët e kësaj skuadre.

Kështu ka njoftuar Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) të mërkurën.

Klubi ka thënë se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Turan përfundoi në pozitën e tretë në ligën e Azerbajxhanit dhe e siguroi vendin në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Shorti do të tërhiqet pas dy javësh.

Edhe Rregulli për “mbulimin e gojës” nuk do të prezantohet në futbollin evropian Botërori 2026 2 j. më parë Rregulli për “mbulimin e gojës” nuk do të prezantohet në futbollin evropian

Për të qenë pjesë e Ligës së Konferencës klubet duhet “të mos jenë të përfshira direkt apo indirekt” në kurdisjet e rezultateve në kampionatet vendore apo ndërkombëtare në dhjetë vjetët e fundit.

Shtatë lojtarë të Turanit ishin dënuar në vitin 2019 nga Federata e Futbollit e Azerbajxhanit.