Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniari nuk do të transferohet te Barcelona

Futbollisti që pëlqehet shumë nga Barcelona dhe Paris Saint-Germaini, Milan Skriniar, nuk do t’i bashkohet skuadrës spanjolle në sezonin tjetër.

Kështu ka shkruar gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” të shtunën.

Kontrata e qendërmbrojtësit 27-vjeçar skadon në verën tjetër.

Në rast se ai vendos të lëvizë nga skuadra e Interit, me shumë gjasë do të transferohet në Francë te PSG-ja.

Sllovaku sivjet ka zhvilluar 13 paraqitje me Interin.

Artikuj të ngjashëm