Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skitarët nisen për në Kinë

Skitarët Albin Tahiri e Kiana Kryeziu janë nisur të shtunën në mëngjes për në Kinë, ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore. LOD “Pekini 2022” mbahet prej 4 deri më 20 shkurt.

Udhëtimi për në Pekin bëhet përmes Stambollit.

Së bashku me skitarët janë trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Albin Tahiri garon në katër disiplina të ndryshme të skijimit alpin, ndërsa Kiana Kryeziu në një. Flamuri i Kosovës të premten i është dorëzuar Tahirit, ndërsa Kiana Kryeziu mungoi në ceremoni pasi ishte e sëmurë.

Dy skitarët janë testuar rregullisht për koronavirus dhe do të vazhdojnë me teste me të arritur në Kinë.

Artikuj të ngjashëm