Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skënderbeu kampion për herë të tetë

Skënderbeu u mposht thellë 1-5 nga Vllaznia në sfidën e fundit të Superiores në Shqipëri, një humbje që gjithsesi nuk e zbehu aspak festën e korçarëve për titullin e tetë kampion në historinë e tij.

Në përfundim të sfidës, Skënderbeut iu dorëzua trofeu i këtij kampionati që e dominoi totalisht, duke mos i lënë asgjë kundërshtarëve që e patën të pamundur të ndiqnin ritmin e kësaj skuadre.

Skuadra e Ilir Dajës mund të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, pasi tash është në finale me Laçin.

Artikuj të ngjashëm