Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

S’kanë të ndalur sukseset për xhudon kosovare, Zeka fiton medalje të bronztë në Kroaci

Sukseset nuk kanë të ndalur për xhudistët kosovarë.

Së fundmi xhudisti i ri Shpat Zeka ka shkëlqyer në Turneun për kadetë që është mbajtur në Kroaci duke fituar medaljen e bronztë, në kategorinë deri 90 kilogramë.

Sukses të madh ka arritur edhe Laura Fazliu që përfundoi garën si e pesta.

Trajneri Driton Kuka pas këtij suksesi ka thënë se xhudoja kosovare ka të ardhme të sigurt.

“Bravo Shpat!
Medalja e parë Zyrtare për Shpatin!
E Bronztë por me shkëlqim të artë!
IJF World Tour European Cup Zagreb!
E shkelqyeshme edhe vajza nga Mitrovica
Laura Fazliu e 5 me 4 fitore e dy humbje!
E ardhme e sigurt për xhudon Kosovare
”, ka shkruar Kuka në Facebook.