Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka: Suksesi i Laurës në Evropian u kalua pak në hije në Kosovë

Laura Fazliu në gjysmëfinale të Evropianit 2022

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka thënë se suksesi i madh që e arriti Laura Fazliu në Kampionatin Evropian pak javë më parë, kur e fitoi të argjendtën, u kalua disi në hije.

Kosova në Evropianin e mbajtur në Sofje, fitoi të argjendtën me Fazliun në kategorinë deri 63 kilogramë dhe të bronztën me Distria Krasniqin në kategorinë deri 52 kilogramë.

Kuka në Facebook ka postuar foto të përballjes gjysmëfinbale të Laura Fazliut me spanjollen Cristina Cabana, të cilën e mposhti me “ippon”.

“Sa për njohuri rezultati nënkampione evropiane është deri tash suksesi më i madh i sportit të shtetit tonë për vitin 2022. Pak në hije u kalua ky rezultat në përgjithësi në Kosovë apo kemi rezultate tjera me vlerë që unë personalisht s’po i di, ndoshta s’po e kuptoj sportin më!” – ka shkruar Kuka në Facebook.