Xhudistët kosovarë sot kanë rrëmbyer dy medalje në Kampionatin Evropian të xhudos për kadetë që po mbahet në Kaunas të Lituanisë.
Pas Laura Fazliut, medalje të bronztë mori edhe Shpat Zeka, i cili në ndeshjen e fundit e mposhti estonezit Simon Sulla në kategorinë deri 90 kg, raporton Koha.net.
Federata e Xhudos së Kosovës i ka uruar të dy xhudistët për këtë sukses.
“Shpat Zeka gjithashtu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë. Dy medalje për Kosovën nga ky Kampionat. Urime Shpatit dhe Laurës për paraqitjet e shkëlqyeshme”, thuhet në postimin e Federatës së xhudos në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
-
Laura Fazliu e Shpat Zeka të bronztë në Evropian
-
Kosova rrëmben edhe dy medalje në xhudo, Zeka i artë e Fazliu e bronztë në Sarajevë
-
S’kanë të ndalur sukseset për xhudon kosovare, Zeka fiton medalje të bronztë në Kroaci
-
Zekaj, i bronztë në Kupën Evropiane në Shkup
-
Edhe një medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për kadetë