Kosova në xhudo ka rrëmbyer dy medalje të bronzta në Kupën Evropiane për juniorë që u mbajtur në Cluj Napoca të Rumanisë.
Federata e Xhudos ka konfirmuar se Laura Fazliu e Shpat Zeka kanë rrëmbyer medalje të bronzta.
“Laura Fazliu (-63Kg) pas humbjes në ndeshjen e parë nga garuesja e Norvegjisë, Rosa Alsgaard, në repasazh fitoi me Ippon ndaj bullgares Lidia Brancheva, kurse për medalje te bronztë e mposhti me ëaza-ari kroaten Katarina Kristo”, thuhet në faqen zyrtare të Federatës.
Për Fazliun kjo ishte medalja e dytë e fituar këtë vit në Kupat Evropiane për Juniore pas medaljes se bronztë të fituar në Sarajevë.
Kurse Shpat Zeka në kategorinë 100 kilogramë në ndeshjen e parë fitoi me Ippon ndaj rumunit, Alexandru Roman, por u mposht në gjysmëfinale nga gjeorgjiani, Zauri Kenchadze.
Kurse në luftë për të bronztën ai e mposhti ukrainasin, Alieksiei Moisieiev.
Edhe
Laura Fazliu e bronztë në Evropianin për junior
Kjo ishte medalja e tretë sivjet për Zekën në Evopianin për Junior, pas të bronztës në Leibnitz, e të artës në Sarajevë.
Në këtë garë morën pjesë edhe Flaka Loxha, -57 kg, dhe Arbër Kullashi, -73 kg. Të dy garuesit u eliminuan në raundin e parë.
Me garuesit ishte edhe asistent trajneri për grupmoshat e reja, Fatos Tabaku.