Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sir Alex pranon ftesën për ta shoqëruar Solskjaerin në stërvitjet e Unitedit

Sir Alex Ferguson pritet të shkojë në qendrën stërvitore të Manchester Unitedit pasi Ole Gunnar Solskjaer e ka ftuar për një vizitë në klub.

Fergusoni do të jetë i shoqëruar nga trajneri norvegjez dhe stafi i tij në Carrington derisa ekipi po përgatitet për ndeshjen ndaj Bournemouthit.

Trajneri legjendar i Unitedit besohet se ishte vendimtar që Unitedi përzgjodhi Solskajerin që të jetë menaxher i përkohshëm pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Edhe Mourinho e kishte ftuar Fergusonin në Carrington, por besohet se skocezi nuk ka qenë në qendrën stërvitore pas operacionit në tru gjatë muajit maj.