Bartësi i 11-të i turneut “US Open”, Jannik Sinner, ka kaluar në rrethin e katërt të garës pas fitores 3:1 në sete, 3:6, 6:4, 6:1 dhe 6:2, përballë Brandon Nakashimas.
Është hera e dytë rresht që Sinner arrin në këtë fazë të garës.
Ai në këtë ndeshje arriti që të realizonte 16 ase, ndërsa 19 pikë i fitoi me “forehand”. Tenisti italian në raundin tjetër të garës do të luajë kundër Ilya Ivashkas.
Artikuj të ngjashëm