Mesfushori Xavi Simons do të jetë edhe për një periudhë të gjatë pjesë e skuadrës së PSV Eindhovenit. Mediumet holandeze kanë njoftuar të premten se Simons parimisht ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës, që do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.
Me rinovimin e kontratës, Simons do të mbetet tek ekipi holandez deri në verën e vitit 2028. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027, por pas paraqitjeve të mira këtë sezon, te PSV-ja kanë insistuar t’ia rinovojnë kontratën.
19-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua PSV Eindhovenit nga Paris Saint-Germaini, ndërsa deri më tani ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 4 herë në 28 paraqitje.