Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk do të mund të ketë kontakt me ekipin e tij në finalen e Ligës Evropa.
Komisioni disiplinor i UEFA-s ka vendosur që Simeone të pezullohet për katër ndeshje, për shkak të fyerjes së arbitrave dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës kundër Arsenalit.
Në gjysmëfinale kundër Arsenalit në Londër, pas përjashtimit nga ndeshja, Simeone kishte fyer gjyqtarin, transmeton kp.
Ai pas takimit kishte thënë se kishte ndier atë ndiejnë edhe tifozët.
UEFA e ka dënuare dhe me 10.000 euro dhe deri në javën e ardhshme ka të drejtë për ankesë.
Atletico Madrid në finalen e Ligës Evropa më 16 maj në Lion luan kundër Olimpik Marsejë.
Artikuj të ngjashëm