Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Simeone flet për incidentin ndaj Realit

Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka komentuar incidentin që ndodhi në ndeshjen e së dielës me Real Madridin. Ndeshja mes Atleticos dhe Realit u ndërpre në pjesën e dytë për 20 minuta për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë nga tifozët e Atleticos. 

Simeone në një intervistë për “DAZN” është shprehur se tifozët që kanë hedhur gjësende në fushë duhet të dënohen. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendimi im është se njerëzit që kanë bërë incidente duhet të sanksionohen nga klubi. Ne nuk kemi nevojë për këta njerëz. Ne kemi nevojë për njerëzit që na shoqërojnë dhe na mbështesin. Ata dëmtojnë klubin”, ka thënë Simeone .

Atletico dhe Reali barazuan 1:1 në kuadër të xhiros së tetë të La Ligas.