Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone gjobitet për festimin provokues ndaj Juventusit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është gjobitur me 20 mijë euro nga UEFA për festimin provokues të golit në fitoren 2:0 të skuadrës së tij ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Tribunali disiplinor i UEFA-s ka ndëshkuar Simeonen për sjellje jokorrekte në festimin e golit të parë në ndeshjen e zhvilluar më 20 shkurt.

Juventusi ndërkohë është gjobitur me 30 mijë euro nga UEFA dhe trajneri Massimiliano Allegri ka marrë një paralajmërim, pasi është paraqitur me vonesë për fillimin e ndeshjes në Madrid.

Ndërkohë Atletico është gjobitur me 38 mijë euro tjerë për bllokim të shkallëve dhe hedhje të gjësendeve në fushë nga tifozët.