Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone kërkon nga lojtarët që të luajnë me zemër

Diego Simeone ka kërkuar nga lojtarët e tij që të luajnë me zemër në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit.

Spanjollët siguruan barazimin 1 me 1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër dhe kanë përparësi në ndeshjen e sotme në Madrid.

“Kjo është ndeshje që duhet të luani me zemër”, ka thënë Simeone në konferencën për media.

“Kemi nevojë që stadiumi ynë të eksplodojë me pasion dhe përkrahje. Kjo do të transmetohet te ekipi dhe t’u ndihmojë ndaj një kundërshtari të rrezikshëm në një ndeshje të rëndësishme”, ka shtuar ai.

“Arsenali është ekip me lojtarë fantastikë, me trajner të mahnitshëm dhe kanë shumë energji në fazën finale”.

Edhe Simeone ndihet krenar për ekipin e tij Futboll Simeone ndihet krenar për ekipin e tij

Ndërsa menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger me këtë ndeshje synon të përfundojë mirë “historinë e dashurisë me Arsenalin”.

“Unë besoj që duhet dhënë maksimumin dhe deri në ditën që do të largohem mendjem e kam vetëm te Arsenali. Dua që kjo histori dashurie të përfundoj mirë”, ka thënë Wenger.