Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, mund t’i mungojë deri në gjashtë javë skuadrës së Chelseat, raporton “Daily Mail” të martën. Silva u largua pas 20 minutave lojë në ndeshjen kundër Tottenhamit fundjavën e shkuar. Klubi londinez ka raportuar se Silva ka lënduar ligamentin e gjurit.
Te Chelsea presin kthimin e 38-vjeçarit sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai vlerësohet kyç në qendër të mbrojtjes së Chelseat. Silva për Chelsean në Premier League ka luajtur 21 ndeshje, ndërsa ka kontribuar me dy asistime.
Reprezentuesi i Brazilit me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Pjesë e kësaj skuadre është prej vitit 2020. Më herët karrierë ka bërë edhe në PSG dhe Milan.