Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva në bisedime me Fluminensen

Thiago Silva pritet të kthehet në Brazil për ta mbyllur karrierën si lojtar aktiv. Mediumet e huaja kanë njoftuar të martën se Silva është në negociata me skuadrën e Fluminenses, të cilës pritet t’i bashkohet në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Chelsean.

Silva 37-vjeçar më herët ka paralajmëruar se synon që karrierën ta mbyll në vendlindje dhe atë te Fluminense, ekip ku u bë i njohur si futbollist. Silva u largua nga Fluminense për t’iu bashkua Milanit në vitin 2009, ndërsa karrierë bëri edhe te Paris Saint-Germani përpara se t’i bashkohet Chelseat vitin e shkuar.

Ai me ekipin nga Premier League e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa këtë edicion ka 12 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.