Anësori Bernardo Silva ka thënë se është i lumtur te Manchester City dhe se pret të vazhdojë kontratën me kampionin anglez, përkundër interesimit që ka shfaqur Real Madridi për të.
Këtë javë është raportuar se portugezi është në radarin e Realit edhe pse u transferua te City në vitin 2017.
Ai ka kontratë deri në vitin 2022, por është duke menduar të vazhdojë edhe më gjatë nëse i ofrohet kontratë e re.