Barcelona po punon për të sjellë përforcime të nivelit të lartë për ta rritur konkurrencën dhe nivelin e skuadrës për sezonin e ri.
Për trajnerin Xavi Hernandez është e rëndësishme që të ketë alternativa në mesfushë dhe për të krijuar një partner ideal për Pedrin.
Një nga më të pëlqyerit e Barçës është portugezi Bernardo Silva i Manchester Cityt, bën të ditur “Mundo Deportivo” të premten.
Edhe pse duket si një opsion i komplikuar, ekipi spanjoll është optimist për transferimin e Silvas, pasi portugezi po e mendon largimin nga City.
Artikuj të ngjashëm