David Silva ka konfirmuar largimin nga kampionët e Premier Leagues, Manchester City në përfundim të sezonit të ardhshëm.
Mesfushori spanjoll do të luajë sezonin e tij të dhjetë në Premier League dhe ka fituar katër tituj të Premier Leagues, dy kupa FA dhe 4 kupa të ligës, transmeton kp.
“Ky është i fundit, 10 vjet për mua janë mjaftueshëm, është koha perfektë”, tha ai.
“Klubi është duke biseduar edhe për dy vite të tjera në kontratë, mirëpo unë vendosa se 10-të vite janë të mjaftueshme”, vazhdoi spanjolli.
Ai tha se nuk mund ta sheh vetën të luaj për tjetër ekip dhe të luaj kundër City-t, dhe pas këtij sezoni ai do të kalojë me shumë kohë me familjen e tij.
Artikuj të ngjashëm