David Silva këmbëngul që Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolas është duke shkuar në rrugën e duhur.
‘Qytetarët’ që këtë sezon të garave drejtohen për herë të parë nga strategu spanjoll, këtë edicion do ta mbyllin pa trofe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Silva mendon se Guardiola është duke ndërtuar një skuadër që mund të garoj në të gjitha frontet sezonin e ardhshëm, transmeton kp.
“Kur ju nuk fitoni trofe, ju ndiheni pak të zhgënjyer”, tha Silva.
“Ne jemi këtu për të fituar trofe, por është sezoni i parë i Pep Guardiolas dhe ai po ndryshon disa ide të futbollit dhe mënyrën e lojës”.
“Kjo po na përshtatet mirë. Ne po bëjmë diçka për të ardhmen e afërt dhe mendoj se po e arrijmë pak nga pak”.
“Sezoni i ardhshëm duhet të luftojmë për gjithçka, për të gjithë trofetë”, theksoi spanjolli.