David Silva ka vazhduar kontratën dje me Manchester Cityn edhe për një vit tjetër dhe beson që kjo skuadër ka kualitetet e duhura për të fituar trofe, duke i shtuar edhe faktin që drejtohet nga një trajner si Pep Guardiola.
31-vjeçari do të qëndrojë në Etihad Stadium deri në vitin 2020, pas marrëveshjes së re, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me Pep në stol, besoj se kemi shanse të mira për të fituar trofe këtë sezon dhe vitet në vijim”, ka thënë Silva.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një ekipi që ka një stil unik të lojës dhe besoj që së bashku mund t’ia dalim të fitojmë shumë”, ka shtuar ai.
Silva është pjesë e Cityt që nga viti 2010, ku është transferuar nga Valencia.