Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola thotë se gara për titull në Angli është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se humbja 4 me 3 e ekipit të tij ndaj Liverpoolit tregon se gara për titull në Angli s’ka marrë fund.

“Qytetarët” sot pësuan humbjen e parë në sezon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndeshja ishte në duart tona, por konkretizimi ishte jo i mirë dhe papritmas u bë 4 me 1. Duhet të jeni të qëndrueshëm kur pësoni një gol dhe ne nuk ishim sot. Duhet të pranojmë këtë situatë. Realiteti është se humbëm, kemi një javë për t’u rikuperuar për ndeshjen me Newcastlen. Në çdo konferencë muajt e fundit keni thënë se Premier Liga ka përfunduar dhe kam thënë jo. Ka akoma punë për të bërë. Duhet të mbrojmë pozitën tonë nga ndeshja në ndeshje”, ka thënë Guardiola për SkySport.

City mbetet lider i tabelës me 15 pikë para Manchester Unitedit, që është i dyti.