Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se fitorja ndaj Liverpoolit ka hapur garën për titull në Premier Ligë dhe ka shtuar vetëbesimin e lojtarëve të tij.
City fitoi 2 me 1 në kuadër të xhiros së 21-të për t’iu afruar Liverpoolit në krye të tabelës në vetëm katër pikë.
“Ndeshja ishte shumë e mirë nga të dy skuadrat, mposhtëm një ekip të mrekullueshëm. Ishim të jashtëzakonshëm nga minuta e parë. Jemi të lumtur sepse me këtë fitore kemi reduktuar diferencën. Gjithçka është e hapur. Liverpooli nuk pëson gola, e ne i shënuam dy. Po të humbnim sot, gjithçka do të merrte fund, do të ishte shumë e vështirë. Por jemi katër pikë prapa dhe janë liderë. Duhet të luftojmë shumë, por kjo na jep shumë vetëbesim”, ka thënë ai.
Liverpooli mbetet lider në tabelë me 54 pikë, ndërsa City afrohet në 50 pikë në pozitën e dytë.
-
Guardiola mendon se lufta për titull do të jetë e vështirë
-
Guardiola: Po luftojmë ndaj ekipit më të mirë të Liverpoolit ndonjëherë
-
Guardiola thotë se gara për titull në Angli është e hapur
-
Guardiola: City është shumë më i mirë sivjet
-
Guardiola thotë se Manchester City nuk ka gjasa ta fitojë Premier Leaguen