Sigal Prishtina e ka fituar përballjen kundër Pejës me rezultat 94:84, në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Për Prishtinën ishte fitorja e tetë në këtë kampionat, ndërkaq pejanët pësuan disfatën e katërt rresht.
Mysafirët nga Peja ishin më të mirë se sa vendasit vetëm në çerekun e parë, të cilin e fituan 29:18.
Çereku i dytë u takoi prishtinasve 29:19, megjithatë pjesa e parë u mbyll të favor të Pejës, 48:47.
Prishtina e fitojë edhe periudhën e tretë, 22:16 dhe në 10 minutat e fundit hyri me pesë pikë epërsi. 69:64.
Në çerekun e fundit, Prishtina nuk lejojë befasi edhe përkundër përpjekjeve të mysafireve, dhe në fund triumfoi me dhjetë pikë dallim, 94:84.
Tevin Mack me 37 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime, ishte basketbollisti më dalluar te “bardhekaltrit”.
Kurse te Peja që edhe ndaj Prishtinës luajti pa Dardan Berishën e lënduar, u dallua Brandon Walters me duble-duble, 29 pikë e 16 kërcime.
Me 30 pikë, Prishtina renditet në pozitën e shtatë (të parafundit), kurse Peja është e katërta me 34 pikë.