Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Si i arriti Driton Kuka tri medalje olimpike për 5 vjet

“Ndoshta Majlinda Kelmendi, që fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën në ‘Rio 2016’, ra herët në garën olimpike në Tokio. Ishte moment i vështirë për Kelmendin, por jo aq për kosovarët që festuan një tjetër medalje vetëm një ditë më herët. Driton Kuka është trajneri i suksesshëm”.

Kështu e nis shkrimin për sukseset e trajnerit kosovar të xhudos, “judoinside” që ka kujtuar se për vetëm tre ditë Kosova arriti të marrë dy medalje të arta në xhudo. Distria Krasniqi e Nora Gjakova sollën të artat e radhës për Kosovën.

Megjithatë, mediumi ka kujtuar se rrënjët e xhudos nisën të rriten nga viti 1999 kur trajneri Driton Kuka hapi një shkollë në lagjen e tij në Pejë për të përmbushur ëndrrën e kamotshme.

“Ndërpreva xhudon më 1991 kur isha vetëm 19-vjeçar, ka thënë Kuka në një intervistë me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos. “Atë kohë, isha një nga më të mirët në ekipin e Jugosllavisë.”

Edhe pse lufta ia ndali ëndrrën e të bërit kampion olimpik, ai inspiroi një gjeneratë të re të qytetit të Pejës për t’u bërë kampionë. Kelmendi ishte një nga të parat.

Edhe Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund Luftarake Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund

“Jam e sigurt se po të mos ishte Toni, Kosova nuk do të fitonte medalje sot, sidomos të arta olimpike”, ka thënë Kelmendi.

Puna e Kukës nuk ishte e lehtë, sidomos pas luftës në të cilën kaloi Kosova. Por për dikë që e sheh xhudon pjesë të pandashme të jetës, kjo ishte gjithmonë e mundshme. Shpirtin e tij luftarak e barti te nxënësit.

“Nuk dija asgjë për këtë sport, por isha e lumtur”, ka kujtuar Kelmendi.

Ndërkaq, për Kukën nuk lidhej gjithçka vetëm me punën e trajnerit.

“Më duhej të isha trajner, nutricionist, psikolog dhe fizioterapeut. Nuk kishim ato që kërkohej për nivelin e lartë sportiv”, ka thënë Kuka.

Puna e tij e madhe nisi të marrë mirënjohje nga të gjithë kur Kelmendi fitoi të artën në Lojërat Olimpike më 2016. Kjo bëri që Kelmendit t’i ngrihet edhe statujë në Pejë.

Edhe 18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm Luftarake 18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm

Triumfet e Kelmendit shtuan interesimin për xhudon. Shkolla të shumta janë themeluar e për gjithçka ndër më meritorët mbetet Kuka, shkruan ky medium.

Kosova doli e 42-ta në Olimpiadë me 11 garues pjesëmarrës.