Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë skuadra të interesuara për Lirim Kastratin

Paraqitjet fantastike me Lokomotivën e Zagrebit, kanë bërë që për Lirim Kastratin, të interesohen shumë skuadra.

Por, edhe përkundër ofertave konkrete, Kastrati ka deklaruar në Sportin Total të KTV-së, se deri në verë sipas të gjitha gjasave, do të mbetet te Lokomotiva.

Përveç që u bë pjesë ekipit të parë të Lokomotivës së Zagrebit që nga janari, 19-vjeçari mori ftesën edhe nga Kosova A, ku debutoi kundër Ishujve Faroe në fitoren 2:0.

Futbollisti i Kosovës, e pranon se 2018-a ka qenë viti më i miri në karrierën.

Në 20 ndeshje të zhvilluara në sezonin 2018/2019 në të gjitha garat me skuadrën kroate, Kastrati ka shënuar 7 gola dhe 3 asistime.