Youri Tielemans është një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Mesfushori i Leicesterit është duke kaluar formë të shkëlqyer këtë edicion dhe tashmë ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të njohura.
Së fundmi, në garë për belgun ka hyrë edhe Juventusi. Klubi italian është i gatshëm të ofrojë mbi 40 milionë euro për Tielemans.
Tielemans ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023.
Për 24-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Manchester United, Bayern Munichu , Liverpool, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Chelsea.
Artikuj të ngjashëm